Uheid Hoxha ishte largimi i rradhës nga Vllaznia ditën e sotme. Mesfushori me tipare sulmuese nuk do jetë më pjesë e kuqebluve për sezonin e rradhës. Megjithatë në prononcmin për “Shkodra Sport”, ai shprehet se ka realizuar një ëndërr dhe se e ardhmja e tij do jetë sërish në Superligë.

Hoxha tha:”Të them të drejtën se çdo shkodran e ka nder dhe privilegj të veshë fanellën e Vllaznisë. Për mua mund ta cilësoj si një ëndërr e bërë realitet, pavarësisht se ndoshta nuk luajta aq sa dëshiroja.

Kjo për shkak të arsyeve të ndryshme. Patjetër që Vllaznisë i uroj gjithmonë veç suksese dhe të jetë në majat e futbollit shqiptar.

Pengje? Nuk mund ta them diçka të tillë. Koha do tregojë se kush do ketë pengje. E ardhmja ime ? Mund të them se e kam mbyllur thuajse me 99% me një skuadër në Superligë. Por për momentin nuk mund të jap emrin e ekipit”.
Endri ÇINARI