Çmimet e futbollistëve në tregun e shit-blerjeve në vitet e fundit kanë pësuar shumë rritje. Vlerat e lojtarëve të ndryshëm, tashmë janë shumë më të larta se në vitet e shkuara. Edhe në Superligën shqiptare, kartonët e lojtarëve janë ngritur. Kjo edhe për shkak të rritjes së futbollit shqiptar në përgjithësi.
Kështu sipas faqes së specializuar të Transfermarkt.com, në Shqipëri ka lojtarë që i kalojnë 500 mijë euro të vlerës. I tillë është Taulant Seferi që në merkato ka çmimin 650 mijë euro. Pas tij vjen Saliou Guindo i Laçit me 500 mijë euro dhe mbyll treshen e parë Redon Xhixha me 475 mijë euro vlerë. Skuka i Partizanit me 450 mijë euro dhe Totre i Tiranës me 425 mijë euro, mbyllin 5-sshen e futbollistëve më të shtrenjtë të kampionatit tonë.
Më pas ka lojtarë si Bekaj apo Rrapaj me 400 mijë euro vlerë të kartonit. Nga futbollistët shkodranë më i shtrenjti në Superligë është Rubin Hebaj, sulmuesi i Teutës kap shifrën e 400 mijë eurove në treg. Tek Vllaznia për momentin dy futbollistët më të shtrenjtë janë Kristijan Vulaj dhe Liridon Latifi. Të dy futbollistët vlerësohen me 350 mijë në Transfermarkt.
Pas tyre vijnë me rradhë edhe emrat si: Hakaj, Jonuzi dhe Aralica. Të tre futbollistët e sipër përmendur janë në kuotën e vlerësimit të 325 mijë eurove. Edhe kampionati shqiptar në përgjithësi në vitet e fundit ka pasur një rritje të vlerës, duke realizuar edhe shitje jashtë vendit në kampionate dhe ekipe të njohura europiane.