Ishte nje lajm qe pritej per t’u konfirmuar tashme, supermacine e kampionit e rekordmenit shqiptar Izmir Smajlaj ne Kampionatin Ballkanit te atletikes per dalla te mbyllura qe po zhvillohet ne Staboll te Turqise.

Per te gjashten here Smalaj ngjitet ne podin e nderit si fitues i medaljes se Arte. E pergezoj per kete fitore qe i vlen shume atletikes dhe sportit shqiptar, kur per nje moment duhen mangesite me te cilët ballafaqohen sportistet shqiptar.

Pa dyshim dhe rruga drejt suksesit per kampionin Smalaj, tashme eshte e garantuar, fale aftesive dhe pregatitjes se tij te gjithaneshme, si dhe te perkujdesjes se trajnerit Gjergj Ruli.

Nuk kam ndermend t’i beje elozhe ketij talenti, se vleresimet i ka arkivuar nga Presidenti Ilir Metà dhe specialistet a atletikes shqiptare, gazetareve e jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Europe.

Qellimi im i ketij shkrim eshte i justifikuar kur qe ne titull konstatoj nje mangesi te pafalshme. Mbreme disa portale e gazeta i benin jehone ketij suksesi, por lajmi se nga ishte siguruar burimi i mungonte shifra, pra rezultati ne metra e centimetra qe ka fiksuar Smalaj.

Pale se nuk po pretendojme te mesojme se cili kercim, i pari apo i gjashti i dha Smajlajt vendin e pare? Per nje moment hoqa dore nga ndjekja e lajmeve ne luften ne Ukraine, e ndeshjeve qe transmetoheshin ne Tv, duke kerkuar rezultatin e Smajlaj, por e pa mundur ne gjithe keto lajme te hasesh ne shifrat e suksesit te vendit te pare.

Kalova ne portalet e Kosoves dhe tek Gazeta Telegraf ndesha ne nje lajm per Kampionatin Ballkanik te Atletikes.
Behej fjale per garen e 1500 m per femra ku atletja kosovare edhe pse kishte dal e katerta nuk i mungonte rezultati, por mesova se atletja i mirenjohur shqiptare e specializuar ne kete gare Gega kishte siguruar vendin e dyte. Kjo tabele flete me shume se çdo koment sportiv dhe perben gazetarise e vertete sportive.