HomeKRYESORE'Më vjen keq për Bajramin, ka një talent të madh'! Trajneri i...

‘Më vjen keq për Bajramin, ka një talent të madh’! Trajneri i Empolit ia thotë hapur pse e lë në stol: Ka shumë luhatje

Nedim Bajrami nuk po bën sezonin e duhur në Serinë A.

Futbollisti shqiptar e nis në shumë raste nga stoli, ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjen e sotme kundër Lacios.

Por përse merret ky vendim nga ana e trajnerit të Empolit?

Zanetti e ka thënë hapur pas ndeshjes. “Më vjen shumë keq për Bajramin dhe Pjacën që i lëmë në stol.

E bëjmë këtë zgjedhje pasi kanë luhatje dhe jo vazhdimësi. Këta dy lojtarë kanë një talent të jashtëzakonshëm, por kanë pasur shumë luhatje”, u shpreh Zaneti.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments