Nedim Bajrami nuk po bën sezonin e duhur në Serinë A.
Futbollisti shqiptar e nis në shumë raste nga stoli, ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjen e sotme kundër Lacios.
Por përse merret ky vendim nga ana e trajnerit të Empolit?
Zanetti e ka thënë hapur pas ndeshjes. “Më vjen shumë keq për Bajramin dhe Pjacën që i lëmë në stol.
E bëjmë këtë zgjedhje pasi kanë luhatje dhe jo vazhdimësi. Këta dy lojtarë kanë një talent të jashtëzakonshëm, por kanë pasur shumë luhatje”, u shpreh Zaneti.