Nga Beselidhja nuk ka vetem largime por edhe afrime. Portieri Elson Demi ka vendosur t’i jape fund karrieres futbollistike dhe si rrjedhoje me largimin e tij ka krijuar nje boshllek jo te vogel ne skuader, por nga ana tjeter, prej pak ditesh ne dispozicion te trajnerit Çoçlli eshte vene nje futbollist tjeter.

Behet fjale per brazilianin Alesandro de Jesus Olivera, dhe luan si mesfushor qendre. 25-vjeçari i lindur në Sao Paolo, nuk vjen direkt nga vendi i “sambës”. Ai pjesën e parë të sezonit është aktivizuar te Shkumbini, ndaj përshtatjen nuk do ta ketë të vështirë.

Per Oliveiren do te kete disa dite prove dhe me pas do te jete stafi teknik qe do te vendose. Vete trajneri Çoçlli ka bere te ditur se “Do të shoh me vëmendje të ardhurit dhe të rinjtë. Presim edhe 2-3 futbollistë të tjerë, që shpresoj se do të na vijnë shumë shpejt.

Ashtu siç e kam theksuar edhe më parë, pjesë e Besëlidhjes do të bëhen vetëm ata që do të bindin. Dua të ndërtoj dy skuadra paralelisht, për të rritur konkurrencën. Pozicioni që mbajmë në tabelë na detyron që të punojmë fort dhe me mend në kokë gjatë kësaj minifaze për të kapur kohën e humbur”.

Beselidhja ndodhet ne vendin e fundit te renditjes dhe sigurisht qe i duhen disa perforcime cilesore per t’u larguar sa me pare nga fundi. Ajo ka marre edhe premtimin e kryebashkiakut Ndreu per mbeshtetje financiare dhe tashme mbetet te shohim se çfare do te ndodhe./SHKODRA-SPORT.COM/