Pedri është një nga yjet e futbollit, ku Barcelona dhe Spanja janë me fat që e kanë në gjirin e tyre. Edhe në miqësoren e mbrëmshme që kombëtarja iberike zhvilloi me Shqipërisë, Pedri ishte një nga lojtarët që bëri një paraqitje pozitive në “RCDE Stadium”.

Pas këtij takimi Pedri dha një intervistë për “Vanguardia” ku ndër të tjera foli edhe për marrëdhënien e tij me Lionel Messin, ndërsa nuk nguroi t’i bëjë një ftesë argjentinasit të kthehet në “Camp Nou” pasi nuk mund ta shikoje që ai është i palumtur.

“Kam kaluar një kohë të mirë me Leon, brenda dhe jashtë fushës. Ai është një person i mrekullueshëm. Kështu që shpresoj që të mundet të kthehet, më pëlqeu të luaja me të, ishte një kënaqësi ta kisha shok skuadre.

Sa here që është e mundur i shikoj ndeshjet e tij, sepse mëson shumë duke parë lojtarin më të mirë në botë duke luajtur. E konsideroj shok dhe kur gjërat nuk shkojnë mirë për të më dhemb pak”, përfundoi Pedri.