Shqipëria u mund nga Spanja me rezultatin 2-1 në një ndeshje mjaft të luftuar. Në përfundim të sfidës për radion katalanase “RAC1”, ka folur Ivan Balliu. 30 vjeçari ishte ndër më të mirët në fushën e lojës për Kombëtaren tonë.

Për radion katalanse ai tregoi për objektivin e Shqipërisë, por dhe tregoi se kush ishte lojtari që e kishte surprizuar më shumë.

“Ne lamë një imazh të mirë, por diferencat ishin të dukshme. Për mua is the fat që luajtëm këtu pasi kaluam javën në Katalonjë dhe familja ime kishte mundur të vinte.”

“U habita shumë nga Pedri, ishte një lojtar shumë inteligjent. Niveli i Shqipërisë po rritet. Objektivi ynë është Europiani. Janë disa lojtarë që luajnë në Serinë A dhe gjithashtu po promovohen të rinjtë. Neë vitet në vijim do jemi të aftë të luftojmë.”