Në Spanjë nuk kanë dyshime, e ardhmja e Lionel Mesit do të jetë te PSG-ja. Sipas medias prestigjioze “ESPN”, çështja e transferimit të yllit argjentinas te gjiganti francez është punë e kryer.
Gazetari Laurens Julien, ka bërë të ditur se “Pleshti”, sot ose nesër do të kryej testet mjekësore, më pas do të zyrtarizohet si lojtari i ri i PSG-së.
34-vjeçari u largua nga Barcelona pas 21 vitesh qëndrim, me shumë suksese e emocione, teksa ditën e sotme zhvilloi në ambientet e “Camp Nou” edhe konferencën e lamturmirës ku nuk i kurseu lotët.
Gjate kesaj konference, ai ne fakt nuk ka folur per ekipin e tij te ardhshem megjithate oferta stratosferike qe i ka bere PSG duket se e ben pune te kryer firmosjen me kete skuader.