Klasikja i përket Vllaznise pas plot 96 minutash luftë sportive. Ishte fitore qe ka brenda saj forcë, besim, inspirim e gjithçka tjeter qe djemte e Joses te ecin perpara drejt objektivit madhor. Skuadra shkodrane i afrohet serish shume prane titullit sikur dy vite me pare.

Vllaznia fitoi jo vetem per vete dhe kampionatin por dhe per tifozet e saj te mrekullueshem qe kishin mbushur tribunat e Loro Boriçit. I’a shperbleu atyre ne menyren ma te mire te mundshme. E merituan fitoren per ate çfare ata dhane. Edhe pas shenimit te golit nuk e ulën tempin e lojes duke patur te qarte ate çfare duan.

Penalltia ishte e sakte pasi Behiratche pengoi me bërryl Balajn duke bere qe Jorgji te mos dyshonte per asgje ne vendimin e tij. Personalisht mendoj se nuk mund te kete kontestime per ate rast pavarsisht se nje ndeshjeje derbi nuk i shkon per shtat qe fatet e saj te vulosen vetem nga nje episod qe me pas mund te behet objekt debati ne studiot sportive nga analist e te ftuar.

Vllaznia ka filluar t’i kuptoje gabimet e veta e te piqet ne lojen e vet gradualisht por duhet te jete e kujdesshme per ecurine. Momentalisht çdo gje duket ne rrugen e duhur. Tani gara e titullit futet automatikisht ne nje tjeter dimension. Tashme jane 3 pike diference. Kjo ndeshje sigurisht nuk eshte percaktuese per ekipet, por besoj se do rivalizojne se bashku deri ne fund.

Ne kete faze te kampionatit mendoj se Tiranen e kane penalizuar paksa largimet. Xhixha, Ismajlgeci, Limaj dhe Totre kane mbajtur boshtin e skuadres. Ndoshta largimet e tyre kane ardhur ne moment jo te favorshem. Pavarsisht se presidenti Halili ka sjellë ne skuadër dy emra mjaft cilesor siç jane Lushkja dhe Abazaj me kete te fundit qe pesoi nje demtim pak dite me pare do i duhen pak kohe te ambjentohen e ndoshta mund te mos jene menjehere percaktues.

Sulmi bardheblu ishte ne hije. Patrik dhe Hasani nuk ishin ne diten e tyre me te mire do mos arritur te rrezikonin seriozisht katerkendorin shkodran. Nga ana tjeter, Vllaznine do e ndihmoje shume fakti qe tashme dyshja Latifi-Boshnjaku jane rikthyer nga demtimet.

Jane nje forcë me teper per ekipin por dhe per planet e trajnerit Josa ne ndeshjet e ardhshme. Pjesa tjeter e ekipit po gezon forme te mire. Kapiteni Gurishta eshte kthyer ne lider. Hakaj eshte motorri i formacionit te Joses. Smajli dhe Alivoda, djemte e ri shkodran te dale nga akademia jane talenta mjaft premtues qe me paraqitjet e mira do shkojne shume lart.

Gjithashtu Jonuzi, Marku, Mala dhe Hoxhaj po ndihmojne shume skuadren. Marku? Heraldi padyshim eshte ekspert ne goditjet e penalltive. Statistikat flasin vete. Ne 10 te tilla nuk ka humbur asnje. Gjakftohte dhe i pagabueshem nga 11 metra distancë.

Jonuzi? Fjoarti eshte lojtari ku skuadra ka nje busull orientimi qe i referohet ne fushe. Specialiteti i tij jane goditjet nga distanca qe besoj se deri tani ia ka dal me sukses duke shenuar 6 gola, 5 ne kampionat dhe 1 ne kupe. Mala? Esati eshte padyshim lojtari me i mire i afruar ne kete periudhe te janarit duke fituar shume shpejt zemrat e tifozerise shkodrane. I kudondodhur!

Balaj? Bekimi ka cilesine dhe eksperiencen e gjate mbi shpatulla. Ne klasike nuk shenoi por ishte protagonist absolut ne syte e shume sportdashesve duke marre shume ovacione dhe duartrokitje. Nuk do vonoje momenti kur do tunde serish rrjeten. Siç e ka thene edhe ai vete para gazetareve, nuk ka rendesi kush shenon por qe skuadra te fitoje 3 piket.