Talenti shqiptar, Armando Dobra, pak ditë më parë rinovoi kontratën me klubin e Ipsuiçit, ndërkohë që sëfundmi mediat britanike kanë zbuluar një prapaskenë te bujshme.

Mësohet se 19-vjeçari i cili aktivizohet me Shpresat e Shqipërisë, refuzoi Atalantën, Sauthemptonin dhe Lidsin, teksa zgjidhi të vazhdonte karrierën për të paktën edhe 3 vite me klubin e Ipsuiçit.

Një vendim ky i çuditshëm ky i Dobrës, duke marrë parasysh që Ipsuiç militon në Ligën e Tretë angleze, ndërkohë që Atalanta dhe Sauthempton janë klube me një nivel shumë më të lartë.

Mesa duket shqiptari nuk ishte gati për të bërë hapin cilësor në karrierë, ndaj vendosi të qëndrojnë edhe disa sezone te klubi i tij, për t’u rritur plotësisht. Ai së fundmi ka tërhequr vëmendjen edhe të trajnerit të Kombëtares, Edi Reja.