Kane mjaftuar aktivizimet ne ndeshjet miqesore qe ekipi i Panathinaikos po zhvillon ne Austri dhe per Elton Fikajn po flasin te gjithe. Mbrojtesi 17 vjeçar shkodran ka marre vemendjen e mediave por edhe te specialisteve te shumte te vendit fqinj.
Se fundi, eshte media prane klubit te njohur grek, newspao.gr ne lidhje me kete futbollist ka bere nje artikull te veçante me titull: “Lojtari surprizë në Austri dhe mendimet e Ivanit”.
Ivani eshte trajneri i kesaj skuadre- Ivan Jovanoviç. Ne artikull nderkohe shkruhet: “Zbulimi në përgatitjen e Panathinaikosit nuk është askush tjetër veçse mbrojtesi i ri Fikaj.
Mbrojtësi 17-vjeçar nga Shqipëria është prezantuar me publikun e gjerë në ndeshjen e ekipit U19 kundër Portos për “UEFA Youth League”, ndeshje ku mori pjesë edhe Ivan Jovanoviç. Pa u zgjatur, trajneri i gjelbër vendosi ta ftojë në kampin stërvitor të Panathinaikos në Austri për të punuar me të dhe për të mbushur boshllëkun kryesor të skuadrës në qendër të mbrojtjes.
Fikaj brenda pak ditësh “fitoi” Ivan Jovanoviqin dhe në përgjithësi njerëzit e klubit. Gjithsesi, e ka të vështirë që nga ky vit të zërë vend në listën kryesore të Panathinaikosit, ndërsa ka edhe Sideras që vjen nga një sezon i plotë në Superligë 2.
Ka shumë gjasa që Fikai të garojë këtë vit në Panathinaikos II për të fituar më shumë eksperiencë në nivel profesional. Një tjetër skenar kërkon që ai të qëndrojë dhe të stërvitet me ekipin e parë, duke marrë rolin e mbrojtësit të pestë në listë, por kjo ka më pak gjasa, pasi ai nuk do të marrë pjesën e duhur të kohës së lojës. Është e sigurt që Fikai do të pushtojë miqtë e Panathinaikos në të ardhmen”.