Mesfushori i ekipit tonë, Alsid Tafili në prononcim për mediat sportive në vend, përpara ndeshjes së sotshme kundër K.F. Maliqi:

“E kemi vlersuar në maksimum këtë ndeshje kundër K.F. Maliqi-t, siç kemi vlersuar çdo kundërshtar. Do të jetë një ndeshje e “luftuar” deri në fund pasi ne kërkojmë të vazhdojmë serinë e fitoreve rradhazi dhe për të arritur objektivin tonë mes katër apo pesë më të mirëve por normalisht nuk dua ta “fsheh” dhe dëshiren e madhe që kemi për vendin e tretë që të jep mundësinë e “play-off” për tu ngjitur në Superligë.

Ne jemi me këmbë në tokë prandaj dhe si fillim duhet ti marrim gjërat siç janë të arritshme pastaj normalisht që do të kërkojmë dhe vendin e tretë. Pasi u largova nga K.S. Besa Kavajë kisha disa oferta por normalisht që sapo më erdhi oferta nga ekipi i TËRBUNI-t nuk u mendova dy here për disa arsye.

E para është sepse e njoh mjaft mirë ambjentin e klubit, qytetin e Pukës dhe tifozët pukjanë. Unë hapat e parë si profesionist i kam “hedhur” në Pukë me TËRBUNI-n dhe më kanë pritur jashtzakonisht shumë mirë, kanë kulturë të respektojnë shumë dhe normalisht kanë një dëshirë të madhe për futbollin dhe dashuri për ekipin e tyre.

Tifozët pukjanë e ndjekun kudo ekipin e tyre në çdo transfert dhe për ta pak rëndësi ka pozicioni në tabele. Na kanë dhënë mbështetje shumë të madhe i falenderojmë dhe ju premtojmë që do japim maksimumin tonë për këtë fanelle! Këto janë detajet që të bëjnë të firmosësh për një klub futbolli.

Unë jam i kënaqur me veten time në aspektin fizik dhe taktik pasi jam në formë të mirë por për fatin e keq goli akoma nuk ka ardhur në këto pesë ndeshje të para dhe shpresoj që të vijë sot pse jo, por gjithsesi nuk shqetësohem shumë nga ky aspekt thjesht kërkoj që ekipi të fitojë të marrë pikët dhe jam i lumtur.

Kemi një ekip mjaft të mirë me shumë lojtar që kanë eksperiencë të madhe, grupi është gjithmonë i bashkuar dhe kemi harmoni mes njëri tjetrit. Unë shpresoj të kemi sa më shumë fat dhe arbitrimin ta kemi korrekt pasi sinqerisht nuk jam ankuar kurrë për arbitrat dhe nuk dua as tani të merrem me këtë çështje por me të vërtetë na kanë dëmtuar në disa ndeshje shpresoj që të mos na ndodhë më pasi kualitetin si ekip e kemi për të mundur këdo!

Trajneri Elvin Beqiri është një profesionist i madh kjo nuk diskutohet, të gjithë e dimë karrieren e tij sportive që ka pasur një karrier e madhe duke bërë mirë kudo ku ka luajtur, por dhe tani si trajner është shumë i pregatitur dhe sapo kam ardhur jam ambjentuar me idetë e tij menjëhere!

Gjithashtu dua të përmend presidentin e ekipit z. Gjon Gjonaj i cili është një ndër të paktët presidenta që është kaq korrekt me pagesat por gjithashtu mbështetja e tij ndaj ekipit ka qënë maksimale por dhe drejtori sportiv, z. Viktor Gjoni i cili bëri të pamunduren që unë të vija këtu! Të gjithë bashkë besojmë se do të bëjmë më të miren për këtë super klub”.