Joan Laporta dhe sekretari teknik i Barcelonës, Jordi Cruyff janë takuar me Mino Raiola, agjentin e Erling Haaland, për të diskutuar të ardhmen e norvegjezit.

E ardhmja e Haaland përtej këtij sezoni do të jetë saga më e madhe e merkatos të verës, pasi një klauzolë lirimi prej 75 milion euro do ta lejojë atë të largohet nga Borussia Dortmund.

Sipas “De Telegraaf”, Laporta është takuar me Raiolën në Monako, ku kanë folur për Haaland dhe Noussair Mazraoui, i cili gjithashtu përfaqësohet nga Raiola.

Barcelona është ndër disa klube të mëdha që kanë treguar interesim për nënshkrimin e Haaland, duke përfshirë Manchester Cityn dhe Real Madridin.

Laporta dhe Raiola kanë një marrëdhënie të fortë, e cila mund të jetë çelësi për Barcelonën për të sjellë Haaland te Blaugrana.

Haaland padyshim do të kishte një ekip të ndërtuar rreth tij nga Xavi Hernandez, i cili tashmë ka pasur një shtysë të madhe në opsionet e tij sulmuese me ardhjen e Adama Traore, Ferran Torres dhe Pierre-Emerick Aubameyang.