Tërbuni pret Maliqin dhe synimi është fitorja e tretë radhazi. Këtë javë stafi teknik duhet t’i bëjë llogaritë me mungesa, dyshime dhe rikthime.

Portieri Klajdi Kukaj ka plotësuar numrin e të verdhëve, mbrojtësi Samet Ruqi është i skualifikuar nga i kuqi, sulmuesi Vilfor Hysa është në dilemë për shkak dënimi dhe i vetmi lajm i mirë është i rikthimi i sulmuesit Albers Keko nga pezullimi.

Elvin Beqiri mendon se skuadra është gati dhe me “oreks” të shtuar. “Jemi në rrugë të mbarë. Optimizmi nuk na mungon dhe mbi të gjitha oreksi na është shtuar.

Maliqin e presim në shtëpi dhe nuk mund të gabojmë. Vlerësimi është maksimal dhe do të hyjmë në fushë në çdo takim sikur do të ndeshemi me kryesuesit”, tha trajneri i pukjanëve.