Trajneri qe drejtoi Vllaznia U21 ne sezonin e kaluar, Dean Sibson, eshte rikthyer te beje kete detyre ne vendin e tij tashme. Prej pak ditesh ai ka marre persiper drejtimin e skuadres U23 te Salford City.
Madje diten e djeshme ka luajtur edhe ndeshjen e pare te kampionatit duke humbur ne transferte me njerin prej ekipeve me te mira te kampionatit te kesaj grupmoshe, ate FC Chorley me rezultatin 3-0.
Megjithate Sibson, ashtu si te Vllaznia duket shume i qete dhe i vendosur per te bere mire edhe ne drejtimin e kesaj skuadre. Ne fakt, gjate nje viti ne Shkoder, pavaresisht se u perball me problematika te shumta, anglezi asnjehere nuk u ankua por u mundua te bente me te miren me ekipin e 21 vjeçareve te kuqebluve.
Ne fund te kampionatit ata u renditen ne vendin e dyte pas Bylisit dhe menjehere pas perfundimit te tij dhe me t’u mbyllur kontrata, Dean Sibson u kthye ne Angli ku menjehere iu besua drejtimi i nje tjeter ekipi moshash siç eshte Salford City U23./SHKODRA-SPORT.COM/