Maqedonia e Veriut arriti që të shkaktonte tronditjen e madhe duke e nxjerrë Italinë nga Botërori. Tanimë do të përballet ndaj Portugalisë në fazën finale për të diskutuar biletën që e dërgon në kompeticionin më të rëndësishëm për herë të parë në histori.

Nga ana tjetër, mediat në Maqedoninë e Veriut janë në delir dhe nuk ngurrojnë që të godasin më tepër italianët, pavarësisht mposhtjes dhe tronditjes që i dhanë në fushë.

“Lumturi, gëzim, eufori dhe sigurisht…Bella ciao për në fund. Itali, të përshëndesim me një këngë të bukur. Itali, të mundëm në mes të Palermos, në fushën tënde, me një gol në sekondat e fundit, kur u lëndove në fund. Dhe tani si ishte ajo kënga…Bella ciao”, shkruhet nga “Sportmedia.mk”.

Javen e ardhshme nderkohe Maqedonia e Veriut do te ndeshet me Portugaline per te siguruar bileten per ne Boteror dhe sigurisht qe do te tentoje nje tjeter surprize.