Partizani-Vllaznia është një nga dy sfidat gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja ishte planifikuar të luhej me 30 mars, por me shumë mundësi do të luhet një ditë më vonë për shkak se te kuqtë janë 3 lojtarë që janë grumbulluar me Kombëtaren U21.

Statistikat e ndeshjeve të fundit mes dy skuadrave flasin në favor të Vllaznisë. Fitorja e fundit e Partizanit ndaj skuadrë shkodrane është 20 muaj më parë, më saktësisht më datë 24 korrik të 2020.

Në atë ndeshje, Partizani fitonte me rezultatin 3-0, ndërsa pas kësaj sfide të kuqtë nuk kanë arritur që të fitojnë më. Një statistik e tillë shihet si një ogur i mirë për Vllazninë që do të kërkojë të mposht Partizanin për të kaluar në finalen dhe më pas për do të tentojnë të fitojnë Kupën për të arritur Europën.

Tashme mbetet per t’u pare nese edhe ne kete rast vlejne apo jo statistikat e ketyre perballjeve. Te dy ekipet vijne ne kete sfide ne momentet e tyre jo me te mira, megjithate ne fushen e “Elbasan Arena” do te mundohen te japin me te miren e tyre sepse duan kualifikimin ne finale.