Nese flasim per futbollin ne Zonen e Shkodres, kuptohet qe nuk eshte vetem Vllaznia, por nje faktor shume i rendesishem i tij eshte edhe Ada e Velipojes. Nje skuader e cila ka patur ato uljet e ngritjet e saj dhe vertete sot ndodhet ne vendet e fundit te tabeles se renditjes ne kategorine e dyte, por ka patur edhe momente te arta.

Nga arkivi yne kemi shkeputur sot kete foto te gazetes “Vllaznimi Sportiv” te vitit 2009, pikerisht te periudhes se arte te skuadres velipojake, kur ajo ishte pretendente per t’u ngjitur ne Superlige.

Pjese e kesaj skuadre ishin emra te tille si Arsen Hajdari e Jurgen Gjini qe me pas kaluan tek Vllaznia, per te vazhduar me portierin Dervishi e me rradhe, futbollistin Arber Shytani, qe per koinçidence sot eshte trajner i kesaj skuadre, apo dhe Ferlushkaj, dy vellezerit Kaloshi, Lleshi, Perfati, kapiteni Etrit Nika etj.

Nderkohe trajner i ekipit ne ate sezon ka qene Kreshnik Krepi, vetem 27 vjeç, por qe kishte edhe mbeshtetjen e madhe te dy bashkepresidenteve te Ades, Alfred Pjetri dhe Lazer Matija.

Ja çfare shkruante kolegu yne, i ndjeri Mejdan Zhivani ne artikullin e ketij numri te gazetes “Vllaznimi Sportiv”:

“Askush nuk e kishte menduar, që në fillim të këtij sezoni, skuadra e Adës së Velipojës do të ishte pretendente për t’u ngjitur në superligë, por ja, që ajo mesa duket ka nisur të shkruajë historinë e bukur, që në gjuhën e futbollit mund të quhet ndryshe suksese madhështore. Skuadra e cila deri dje luftonte në kategorinë e parë për mbijetesë, tani i ka habitur të gjithë: kërkon superligën.

Dhe kjo nuk është pak për një skuadër, e cila para 14 vitesh nuk njihej fare në arenën e futbollit shqiptar. Eksperienca e fituar në katër sezonet e kaluara ka mjaftuar për të krijuar profilin e një ekipi, që tashmë të gjithë e kanë frikë në kategorinë e parë. Në 15 javët e fazës së parë, Ada arriti të renditet në vendin e katërt të klasifikimit, një vend, që u mundëson velipojakëve të pretendojnë realisht superligën, madje për ta, është fare pranë.

Ky është suksesi më i madh i këtij ekipi, që nga krijimi i tij në vitin 1996-të. Meritë për këtë, kanë të gjithë: lojtarë, trajnerë dhe presidentë. Por ky sukses duhet të vazhdojë. Faza e dytë do të jetë akoma më e fortë dhe më e vështirë për velipojakët, pasi do të shtohen pretendentët, do të shtohet rivaliteti dhe konkurenca dhe sigurisht që do të jenë faktorë apo element, që në kategorinë e parë ndihen shumë në fazën e dytë, por pa lënë mënjanë edhe prapaskenat e ndryshme apo siç thuhen ndryshe “aleancat”.

Megjithatë Ada ka një kontigjent lojtarësh për t’u patur zili, por duhet të përforcohet edhe me 2-3 lojtarë me eksperiencë në janar, për të qenë vërtetë një ekip i “blinduar”. Ëndrra e velipojakëve për t’u ngjitur në superligë apo siç mund të thuhet ndryshe për t’u bërë pjesë e ekipeve më të mira të vendit tonë në futboll, është më parë se kurrë, prandaj duhet shfrytëzuar në maksimum ky shans për të u ikur nga duart, pasi vështirë se mund të vijë më.

Për fazën e dytë Ada ka edhe një shans më shumë, pasi thuajse të gjitha ekipet kryesore dhe pretendente të kategorisë së parë vijnë në stadiumin “Adriatik” të Velipojës, që mund të fitojnë, duke i lënë pas. Gjithsesi të gjithë në kampin velipojak duhet ta menaxhojnë me shumë kujdes situatën, në mënyrë që kësaj pune të nisur, të mbetet vërtetë një sukses historik, duke u ngjitur në superligë”./SHKODRA-SPORT.COM/