Ne Itali zhgenjimi eshte jashtezakonisht i madh pas deshtimit te mbremshem ndaj Maqedonise se Veriut, qe solli edhe lenien jashte Boterorit te ardhshem. Kuptohet qe te gjithe duan ndryshime, por ne fakt akoma nuk ka asgje deri me tani.

Nga sa raporton La Gazzetta Dello Sport, presidenti i Federates Italiane te Futbollit Gabriele Gavrina, eshte duke pritur nje pergjigje nga tekniku Roberto Mançini se çfare deshiron te beje. Ai nje vit me pare ka rinovuar kontraten dhe ne baze te saj do ta drejtoje kete kombetare deri ne vitin 2026, periudhe qe perkon me Boterorin e ardhshem.

Por Gravina mesohet se eshte duke u parapergatitur edhe per nje doreheqje te mundshme te Mançinit. Dhe zgjidhja e pare e mundshme duket se eshte me Fabio Cannavaron trajner dhe Marcello Lippin drejtor teknik te kombetares.

Megjithate mesohet se presidenti Gravina ka nje pikepyetje ne kete mes sepse vertete Cannavaro ka nje eksperience shume te madhe si lojtar, por jo si trajner. Per kete arsye, numri 1 i Federates po mendon edhe nje opsion tjeter per te ulur ne pankine nje “ekspert”.

Dhe opsioni me i mundshem eshte ai i Carlo Ancelottit, por edhe ketu duhet pare nese ai eshte i gatshem te lere Realin e Madridit per te plotesuar te vetmin post ta paprovuar deri me tani, ate te trajnerit te kombetares.