Mediat turke e largojnë Dejvi Bregun nga skuadra e Boluspor. Sipas asaj që shkruan “Bolu Meydan”, sulmuesi shqiptar do të largohet nga klubi turk për shkak të disa ndryshimeve radikale që do të bëjë presidenca e klubit.
Gjithashtu, kjo media raporton se Bregu pritet të transferohet te skuadra e Pendiskspor, që po ashtu militon në ligën e dytë turke.
Bregu ka kontratë edhe për sezonin tjetër me Boluspor dhe ky lajm, ka dalë si rrufe në qiell të hapur në mediat turke, pasi sulmuesi shqiptar ishte përshtatur mjaft mirë te Boluspor, duke shënuar 5 gola dhe duke dhuruar 5 asiste.
Bregu padyshim qe njihet per vlerat e tij te cilat ai perveçse ne kampionatin shqiptar, tashme po i demostron edhe ne futbollin turk ku padyshim qe ka ende per te dhene.