Megi Doçi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet me trajnerin Armando Cungu. Futbollistja e Vllaznisë e ka cilësuar teknikun shkodran si më të mirin e kampionatit shqiptar. Të dy shfaqen të qeshur, ndërsa Doçi e ka shoqëruar me diçiturën: “Me trajnerin më të mirë të Superligës Shqiptare sot për sot, Armando Cungu”.

Kujtojmë që Cungu është në krye të kombëtares U-19, ndërsa më parë ka provuar të drejtojë disa skuadra në kampionatin shqiptar. Edhe pse në krye të Vllaznisë aktualisht është Mirel Josa, Doçi ka zgjedhur si më të mirin shkodranin Armando Cungu.

Cungu ne fakt prej disa kohesh nuk drejton me ne Superlige ngaqe eshte emeruar ne krye te kombetares U19 por “Shkodra Sport” meson se ne dy vitet e fundit ka patur disa oferta nga skuadra te ndryshme te kampionatit tone dhe jo vetem, por ka preferuar te vazhdoje te drejtoje kombetaren kuqezi.

Ai shquhet si nje nder tekniqienet me te mire aktualisht ne Shqiperi te dekades se fundit, ndonese per Megi Doçin eshte me i miri. Per trajnere te tille ne fakt ka nevoje shume futbolli shkodran dhe ai shqiptar.