Dita e sotme eshte shume e veçante per futbollisten e Vllaznise Megi Doçi sepse mbushen plot 10 vjet qe ajo ndodhet ne Shkoder duke luajtur dhe kontribuar ne arritjen e shume sukseseve. Ka qene gazeta “Shkodra Sport” qe permes nje shkrimi te bere pasditen e sotme, i ka kushtuar vemendjen e duhur 10 viteve te kesaj futbollisteje ne Shkoder.

Por nderkohe, se fundi ka reaguar vete Megi e cila permes nje statusi te shperndare ne rrjetet sociale, vlereson se tepermi mbeshtetjen qe presidenti Lazer Matija i ka dhene dhe vazhdon t’i jape. Ja çfare shkruan Doçi:

“Dy persona që nuk pranuan të dorëzohen kurrë dhe dy me të suksesshmit ne fushen e sportit në Shqipëri, ti si president e un si sportiste me rekorde.

Sot bëj 10 vite në Shkoder, erdha si nje njeri i thjeshtë dhe ja ku jam sot me kupa, tituj kampionë, medalje, topa të artë si dhe këpucë te arta. 10 vite emocione pa fund, sakrifica larg familjes në nje qytet të bukur si Shkodra ku u ndjeva e mikëpritur, me nje fanellë me peshe te lartë dhe me tifozët më emocionues të Vllaznisë.

Në 10 vite zënie nga më te ndryshmet me ty, luftë me ty sa ndonjeher ndoshta e kam tepruar, emocione kualifikimi me ty por edhe njeriu qe ne momentet më te veshtira ishe aty pranë meje me mbeshtetje te pafund. U rrita dhe mësova gjithçka nga ti, besimin, i drejtë me të tjeret, lidershipin, inatin, zemrën e drejtë dhe të fortë, egoizmin dhe më kryesorja te mos dorëzohesh kurrë përpara çdo sfide!

Ti je personi që më dhe dorën kur unë nuk isha askushi, më dhe ngrohtësi, mbeshtetje pa fund por gjithashtu edhe unë dhashë gjithçka per ekipin, por ti gjithmonë je një motiv shtesë per të dhënë edhe me shumë! Te falenderoj!

Ne syte e mi je lideri kryesor dhe si i tillë do mbetesh gjithmonë. Uroj te ndihesh krenar për vajzën që ti rrite…

Falenderime pa fund Lazer Matija”-shkruan Doçi ne postimin e saj.