Përfaqësuesja shqiptare e futbollit të femrave mori një fitore me goleadë ndaj Armenisë në “Air Albania”. Vajzat e drejtuara nga Armir Grima fituan thellë 5-0, duke siguruar suksesin e parë në Grupin F eliminator të Botërorit, pas barazimit me Kosovën dhe humbjes së rëndë në fushën e Belgjikës.
Ne rradhet e kombetares tone ka spikatur mbi te gjitha sulmuesja Megi Doçi. Futbollistja qe ne kampionatin tone luan me Vllaznine, ka bere gjithçka mire ne kete ndeshje.
Numri 11 i skuadrës sonë, frymëzuesja e thuajse çdo aksioni të Shqipërisë ka shenuar dy gola ne kete ndeshje, por ka dhene edhe tre asiste per golat e tjere.
Tregues keto qe flasin vete per rolin e kesaj skuadre edhe tek kombetarja shqiptare. Kjo e fundit me fitoren e sotme 5-0 ndaj Armenise eshte ngjitur në kuotën e katër pikëve, duke lënë pas si Armeninë dhe Kosovën.