Sulmuesja e Vllaznise dhe golashenuesja me e mire ne historine e futbollit te femrave ne vendin tone, Megi Doçi dje ka qene serish protagoniste edhe ne finalen e Kupes se Shqiperise te ketij sezoni, asaj ndaj Tiranes.

Ajo ka shenuar golin e trete dhe te shtate te kesaj ndeshje duke kontribuar ne fitoren e thelle 7-0 te ekipit shkodran qe kesisoj meritoi edhe trofeun e 9-te rradhazi te Kupes.

Pas ndeshjes, ajo ka pozuar me dy trofete e ketij sezoni dhe permes nje statusi te publikuar ne rrjetet sociale, ka provokuar kundershtaret teksa shkruan:

“Edhe dy tjera u arkivuan në muzeun e Vllaznise. Edhe për 10 vite mas bani plane…+9+9 bella ciao, bella ciao”

Skuadra shkodrane po “ben ligjin” ne futbollin e femrave ne vendin tone, teksa ne 9 vitet qe nga krijimi i saj ka koleksionuar plot 18 trofe, duke treguar se nuk ka rivale.

Dhe Doçi qe thote se edhe per 10 vitet e ardhshme, nuk duhen bere planet ndryshe. Çka do te thote se ajo premton te tjera suksese dhe te tjera trofe te ketij ekipi.
Gjergj KOLA