Thomas Strakosha ka pasur një sezon të mirë me skuadrën italiane të Lazios. Portieri shqiptar ka rënë në radarin e disa klubeve evropiane duke përfshirë Arsenalin dhe Newcastle Unitedin.
Këto të dyja skuadrat angleze do të duhen të ndajnë rreth 43 milionë euro në rast se dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e gardianit shqiptar, shkruan Tuttomercatoweb.
Raportohet se edhe West Ham United dhe Tottenham Hotspur ishin të interesuar javët e fundit për 24-vjeçarin.
Kujtojmë se lojtari ka një kontratë të vlefshme me lacialët, e cila do të mbarojë në qershor të vitit 2022.
Ndryshe, Strakosha është djali i ish-portierit të parë të Kombëtares Shqiptare, Fotos gjersa deri më tani ka pasur 94 paraqitje në Serie A. /Telegrafi/