Ard Mema, ish-trajneri i Tiranës, I ftuar në emisionin “Sport Neës Plus”, ka komentuar tablenë e klasifikimit të Superligës. Sipas tij, Laçi, Teuta dhe Partizani do të jenë skuadra që do të luftojnë deri në fund për titullin kampion. Gjithashtu Mema foli edhe për derbin, Tirana-Partizani që u mbyll me fitoren 1-2 për të kuqtë. Ne fjalen e tij ai ka permendur ekipet pretendente, por nuk e anashkalon Vllaznine.
Renditja? “E kam thënë që kampionati ka marrë një ristartim dhe duket se sikur ka filluar sot edhe pse është në gjysmën e tij. Në krye janë ekipet që ne I kemi theksuar që në fillim Teuta, Laçi dhe Partizani janë pretendentë. Një ekip që ka lojtarë të mirë do të ketë edhe suksesin nga mbrapa.
Teuta, Laçi dhe Partizani e kanë pasur organikën e vet e mendoj që këto ekipe do të luftojnë deri në fund për titull. Është I drejtë konstatimi I ekspertëve të futbollit në Shqipëri dhe unë jam I këtij mendimi”.
Derbi, ku gaboi Tirana? “Ajo ishte një ndeshje që kishte për mendimin tim kishte ekulibër pasi është e vështirë ta thuas si humbi Tirana. Më shumë shanse për gol I kishte Partizani. Goli I parë u shënua nga këndi pasi loja e Partizanit deri në atë moment linte për të dëshiruar. Në derbi përfitohet nga gabimi I kundërshtarit.
Është shumë e vështirë që një ndeshje derbi ta gjykosh gjatë lojës, pasi më pas është më e thjeshtë. Partizani e kërkoi më shumë fitoren dhe e gjeti dy herë pa ekulibër Tiranën. Tirana donte të ishte pragmatiste pasi sulmet ishin me pak lojtarë përpara.
Ishin vetëm Seferi dhe Cale, loja e Tiranës ishte me skemën 3-5-2 dhe në mesfushë ishin 3 lojtarë njësoj. Në momentin që u fut Torassa, aty ishin më agreziv në sulm e Tirana po merrte më shumë pjesë në sulm. Një derbi është për ta gjykuar që të bësh më pak gabime e të përfitosh nga gabimet e kundërshtarit”./newsport/