Një foto së bashkua në stadiumin “Loro Boriçi”, jo si shokë skuadre, siç ishin deri disa muaj më parë, por si kundërshtarë.

Para ndeshjes mes Vllaznisë dhe Partizanit, Renato Malota dhe Xhevahir Sukaj, kanë shkrepur disa foto me miqtë e tyre të vjetër te Partizani, Trashin, Bathën dhe Hoxhën.

Bashkë kanë kaluar momente të gëzuara dhe të vështirë te Partizanit, ndërsa tani rrugët e tyre sportive janë ndarë, por miqësia mbetet po ajo.

Një kujtim i bukur, që mbrojtësi i Vllaznisë, Malota, e ka postuar në facebook.

Kurse sulmuesi Xhevahir Sukaj, ka postuar një foto në Instagram, ku ai shfaqet duke u dhënë dorën ish-shokëve të skuadrës para fillimit të ndeshjes./Vipsport/