Në ditën e sotme është publikuar renditja e re nga FIFA, sa i përket Kombëtareve.

Kështu, Shqipëria dhe Kosova kanë ngjitje në këtë renditje, pasi kanë përmirësuar nga një pozicion.

Kombëtarja shqiptare renditet në vendin e 58-të, nga vendi i 59-të në të cilin renditej më parë.

Pavarësisht se Kombëtarja nuk ka zhvilluar një ndeshje në këtë periudhë, në këtë përmirësim kanë ndikuar ndeshjet e Kombëtareve të tjera që renditeshin lartë Shqipërisë.

Nga ana tjetër një përmirësim ka edhe Kosova, që tashme renditet në vendin e 176-të. /vipsport/