Vllaznia e volejbollit te femrave ka pesuar nje tjeter humbje ne kampionat. Kete here ndaj Tiranes dhe ne kete bilanci i saj ne kete fillim-kmapionati nuk eshte ai i duhuri me tre humbje ne po kaq ndeshje te luajtura.

Ndeshja eshte luajtur pasditen e sotme ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryeqytetit dhe eshte fituar me rezultatin e paster 3-0 nga vajzat bardheblu. Ne fakt seti i pare ka patur shume rivalit dhe madje mund te ishte fituar edhe nga Vllaznia por ne fund ka qene Tirana qe ka triumfuar ne shifrat 26-23.

Edhe fillimi i se dytit eshte thuajse i njejte por ne fund, vendos eksperienca me e madhe e lojtareve vendase te cilat e administrojne si duhet lojen dhe ne fund e fitojne edhe kete set ne shifrat 26-19.

I treti sakaq, nuk ka shume histori. Vllaznia duket e dorezuar dhe do ta humb edhe ate, kete here ne shifrat 25-17 dhe kesisoj te gjithe takimin me rezultatin e paster 3-0. Kjo eshte humbja e trete per te, pasi me pare ishte mundur nga Partizani dhe Skenderbeu me te njejtin rezultat, 3-1.

Duhet thene se edhe shorti nuk ka qene ne favor te ekipit shkodran ne kete fillim- kampionati, megjithate duke filluar nga java e ardhshme, ai do filloje “te marre fryme” pasi ne Shkoder do vije Lushnja, nje kundershtar praktikisht i kalueshem, megjithate skuadra duhet ta tregoje kete gje ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/