Kukësi dhe Laçi do të ndesheshin sot për javën e dytë të Superligës për femra. Për ekipin e Kukësit ky do të ishte takimi debutues pasi ka 1 takim të prapambetur. Debutimi i ekipit të Kukësit nuk shkoi ashtu siç duhej pasi ndeshja u fitua në tavolinë me shifrat 3-0.

Siç kemi bere te ditur, kjo ishte perballja Atletik- Murlani pasi keto dy ekipe tashme perfaqesojne Laçin dhe Kukesin. Por nese ky i fundit i ka paisur vajzat me uniformat zyrtare, kjo nuk ka ndodhur me laçianet te cilet edhe ne ndeshjen e kaluar ndaj Vllaznise luajten me uniformat e Atletik, por ate dite delegati i FSHF-se e lejoi, ndersa sot jo.

Megjithate pavaresisht pretendimeve te klubit kukesian, do te jete Komisioni i Disiplines ai qd do te vendose ne mbledhjen e tij te dites se merkure nese do te jepet ne tavoline kjo fitore per Kukesin apo do te riluhet ne nje date tjeter.

Njoftimi i klubit të Kukësit:

“Klubi i Kukësi njofton se sot ka nisur zyrtarisht rrugëtimin në Superiore ekipi i Kukësit për femra. Skuadra jonë ka pasur ndeshjen ndaj Laçit për femra, megjithatë ky takim nuk është zhvilluar.

Pas paraqitjes së dy skuadrave në fushë, delegati i ndeshjes ka vënë re parregullsi në kriterin e uniformës te skuadra e Laçit dhe ka vendosur që të mos e lejojë zhvillimin e takimit, duke njoftuar klubin tonë për fitore në tavolinë me rezultatin 3-0.

Klubi i Kukësit i ka siguruar ekipit të femrave se do të ketë mbështetjen maksimale për të arritur në rezultate pozitive.

Dikur skuadra e Kukësit për femra arrinte deri në finalen e Kupës dhe nënkampione e Shqipërisë”.