Me 21 piket e shenuar ne ndeshjen e djeshme ndaj Teutes, Bernada Rreshpja jo vetem qe eshte shpallur serish pikeshenuesja me e mire e kesaj ndeshje, por e ka rritur edhe me shume numrin e pikeve te shenuara ne kampionat.

Si rrjedhoje, edhe pas javes se 11-te te tij, basketbollistja e Vllaznise vazhdon te kryesoje me merite renditjen e pikeshenueseve me te mira te kampionatit. Ajo ka arritur te shenoje 319 pike deri tani, me shume se te gjitha te tjerat dhe jo me kot eshte e para ne renditje.

Rivalja e saj kryesore dhe ndoshta e vetme eshte basketbollistja e Flamurtarit Asia Lanae Henderson e cila ka shenuar deri tani 314 pike, pra vetem 5 pike me pak. Ne vendin e trete nderkohe eshte basketbollistja e Partizanit Ornela Lalaj e cila ne fakt eshte shume larg dy te parave sepse ka shenuar 241 pike./SHKODRA-SPORT.COM/

Shkodrania Rreshpja eshte edhe pikeshenuesja me e mire e kampionatit te kaluar dhe kuptohet qe do te synoje te arrije kete sukses edhe ne sezonin aktual dhe per kete i duhet te kaloje rivalitetin me Henderson./SHKODRA-SPORT.COM/


RENDITJA PAS 11 JAVËSH:

1. Bernada RRESHPJA (VLLAZNIA) 319 pikë

2. Asia Lanae Henderson (Flamurtari) 314 pike

3. Ornela LALAJ (Partizani) 241 pike.