HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMemelli: E dimë objektivin e klubit, të jemi në mes katër ekipeve...

Memelli: E dimë objektivin e klubit, të jemi në mes katër ekipeve më të mira të vendit

Vllaznia luajti ndeshjen e fundit miqësore në “Loro Boriçi” ku barazoi pa gola ndaj Dinamos. Skuadra shkodrane është gati për ndeshjen me Kukësin, me trajnerin Migen Memelli i cili është i kënaqur me gjendjen e skuadrës, ndërkohë që thekson se nisja e sezonit do i ndihmojë më tepër kuqeblutë për të parë gjendjen dhe situatën e kundërshtarëve.

Duke folur ne lidhje me sfiden e pare te kampionatit, ate ndaj KUkesit qe do te luhet javen e ardhshme ne Shkoder, numri 1 i pankines kuqeblu eshte shprehur:

“Nuk kemi shumë informacione për Kukësin. Është një skuadër që i ka dhënë tonin ndër vite futbollit shqiptar, por tani është në një pozitë tranzicioni që nuk i vjen mirë askujt. Janë me lojtarë të rinj, e energjik që duan të bëjnë punën e tyre. Edhe ne do të kërkojmë të bëjmë punën tonë e të fitojmë tre pikët, ne e kemi pjesë të mentalitetit për të marrë maksiumin”.

Nderkohe sa i takon objektivave te klubit, Memelli eshte shprehur: ““Ne do të ecim me një mentalitet i cili do të jetë gradual, i cili do të jetë ndeshja e radhës dhe mos të mendojmë se çdo të ndodhë në fund, ne e dimë objektivin e klubit që është katërshja e parë, por unë si trajner do kërkoj maksiumin në çdo ndeshje, pasi ndodh që lojtarët ndeshje pas ndeshje ndonjëherë humbasin përqëndrimin unë dua të marr maksiumin në çdo ndeshje të radhës”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments