Nuk ka fund të lumtur për Borusia Dortmund në vitin 2019. Ndeshja e fundit e këtij viti për skuadrën e Favre është kthyer në një makth, pasi është mundur me përmbysje përballë Hofenhajm, duke i dhënë përsëri mundësinë skuadrave që ka përpara që të shkëputen më tej në luftën e ethshme për titull që këtë vit përfshin një grup të madh ekipesh.

Edhe pse Dortmundi dominoi ndeshjen në fillim dhe gjeti avantazhin me Gëtce, nuk arriti ta mbronte atë dhe ishte shpesh në vështirësi përballë sulmeve të vendasve.

Hofenhajm insistoi më shumë në kërkim të golit dhe e gjeti atë në minutën e 79 me anë të Adamian.Por ekipi vendas nuk u ndal këtu, pasi ngulmoi dhe gjeti golin e fitores 2-1 me anë të Kramariç kur mbeteshin vetëm 3 minuta lojë.

Një sukses i rëndësishëm për skuadrën e Hofenhajm që e sheh veten të ngjitet në vendin e 6, vetëm 3 pikë pas Dortmundit që është i katërti për momentin pas gjysmës së ndeshjeve të kampionatit. /vipsport/