Tjetër triumf i Leo Messit ndaj Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldos. Britanikja The Guardian ka publikuar 100 futbollistët më të mirë të këtij viti dhe në krye gjendet ylli argjentinas i Barcelonës.

“Muri” i mbrojtjes së Liverpool u rendit i dyti, njësoj si në votimet për “Topin e Artë”, teksa podi kompletohet nga një tjetër lojtar i ekipit të Jurgen Klopp.

Senegalezi Sadio Mane ia ka dalë të renditet një pozicion sipër CR7, ndërsa Momo Salah vjen më pas.

Lista vazhdon me emra si Mbappe, Lewandovsky, Sterling, Allison dhe Frenkie De Jong. Gazetarë nga e gjithë bota, mes tyre edhe nga Shqipëria, votuan në këtë përzgjedhje finale të The Guardian. /abcnews/