Media e njohur britanik The Guardian ka shpallur listën e 100 futbollistëve më të mirë të vitit 2019.

Në vendin e parë është Lionel Messi, i cili ashtu si në renditjen e Topit të Artë, ndiqet nga mbrojtësi holandez Virgil Van Dijk.

Interesant është fakti që Sadio Mane renditet i treti.

Ai e ka lënë pas Cristiano Ronaldon, Mohamed Salahun dhe Kylian Mbappen.

Në 10-shen e parë janë katër futbollistë të Liverpoolit, pasi Alisson Becker zë vendin e nëntë.

Top dhjetë ka edhe emrat e Robert Leweandowski, Raheem Sterling dhe Frenkie de Jong.

Nuk mungojnë befasitë në renditjen e top 100 më të mirëve.