Stafi i Barcelonës janë të sigurt se mund të shesin Ousane Dembele te Liverpool-i për 100 milionë paund.

Por duket se Jurgen Klopp nuk është më aq i etur për vijën e sulmit sa dukej, kështu që nuk do të pajtohet me çmimin e parashikuar nga Barcelona.

Dembele po kalon një kohë të vështirë në Spanjë dhe ka dështuar në synimin për të shkëlqyer me Barcelonën pas lëvizjes së tij 97 milionë paund në vitin 2017-të.

Francezi u bë me një çmim të konsiderueshëm nga blaugranat me synimin për të zëvendësuar Neymar, pas largimit të tij të Paris Saint-Germain.

Por vetëm pas një sezoni e gjysmë, Barça ka filluar të lodhet nga Dembele, i cili së fundmi ka humbur stërvitjen për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Barcelona beson në këtë shitje, pasi ai ka luajtur me Dortmund-in, atje ku Jurgen Klopp ishte trajner, kështu mendohet se do të gjejnë një rrugë të përbashkët.

Liverpool ka shpenzuar jo pak me blerjet e fundit, 75 milionë paund për Virgil van Dijk dhe 67 milionë paund për portierin Alisson.

Por nuk duan të shpenzojnë për Dembele-n, të paktën jo në çmimin e vendosur nga Barcelona, por mbeten të hapur për oferta më ekonomike.