Nejmar po përjeton një periudhë aspak të qetë në lidhje me të ardhmen e tij. PSG e dëshiron akoma në klub dhe drejtoti Leonardo ka bërë gati rinovimin me ngritje të ndjeshme të pagës.

Ai pret vetëm konfirmimin e brazilianit, që duket se nuk do të vijë kurrë. E përditshmja katalanase, “Sport” raporton se Nejmar e ka marrë vendimin final mbi të ardhmen e tij dhe këtë ia ka komunikuar edhe klubit.

Ai nuk ka ndërmend të rinovojë dhe e dëshira e tij e vetme është të bëhet pjesë e Barcelonës. PSG i ka ulur pretendimet për brazilianin dhe kërkon 150 milionë euro, që përsëri janë shumë për Barcelonën në këtë periudhë krize për shkak të ndalesës së detyruar prej koronavirusit.

Kështu, Barcelona do të mundohet të përdorë futbollistët e talentuar që ka në skuadër, por që në “Camp Nou” nuk kanë arritur të gjejnë veten.

Kutinjo dhe Dembele janë dy yje që pëlqehen nga PSG dhe bashkë me një mes Rakitiç dhe Vidal pritet të jenë çelësi i transferimit të Nejmar në Barcelonë, për tu bashkuar përsëri me Nejmar e Suarez, të cilët kanë treguar se janë një treshe e papërballueshme për çdo skuadër në planet. /vipsport/