Vllaznia luajti dje miqesoren e rradhes, ate ndaj ulqinakeve te FK Otrant te cilen e fitoi me rezultatin 2-0 fale golave te shenuar nga Smajli ne pjesen e pare dhe Mala ne te dyten.

Por ne ndryshim nga ndeshja e kaluar ndaj Laçit, kete here trajneri Memelli nuk ka aktivizuar me shume sesa 17 futbolliste. Nje nder futbollistet e blere kete vere por qe nuk ka luajtur asnje minute ne kete miqesore ka qene edhe sulmuesi 21 vjeçar Bujar Hajdari nga Shkupi.

Shumekush ne Shkoder e konsideron si “blerje te deshtuar”, megjithate vete trajneri Memelli kerkon t’i dale ne mbrojtje. Si rrjedhoje i pyetur pas ndeshjes miqesore me Otrant, ai eshte shprehur:

“Hajdari nuk mund të quhet dështim. Thjesht ai nuk është përshtatur akoma me ekipin dhe kampionatin, duke qënë së është një kampionat më i fortë se ai maqedonas. Intensiteti në lojë dhe stërvitje është më e lartë dhe nisur nga kjo, do t’i duhet kohë”./SHKODRA-SPORT.COM/