Mbreme zyrtarisht u emerua ne postin e video- analistit te ekipit te pare te Vllaznise dhe sot ka nisur pune. Ergi Borshi paraditen e sotme ka zbritur ne fushen e stervitjes dhe gjeja e pare qe ka bere ka qene takimi me teknikun Mirel Josa.
Kjo foto e shkrepur nga fotografi Mikel Thepina eshte bere pikerisht ne momentin kur Borshi dhe Josa e kane nisur bashkepunimin e tyre me shtrengim duarsh dhe sigurisht me urimin e teknikut te njohur per mbaresi njeriut qe e ka marre per video- analistin e ri.
Ne fakt emerimi i Borshit ne kete detyre eshte mirepritur jashtezakonisht mire ne opinionin sportiv shkodran. Dhe kjo jo se ai eshte djali i te mirenjohurit Ferid Borshi, por ai shume shpejt ka krijuar profilin e nje te riu qe e dashuron futbollin ne çdo gje.
I keqardhur qe u detyrua ta linte futbollin e luajtur shume shpejt per shkak te nje demtimi te rende, Ergi nisi te punoje si trajner moshash tek Akademia “Vellaznimi”, me pas filloi te punonte si trajner personal nderkohe qe prej dy vitesh ka qene zevendestrajner tek Vllaznia U21.
Perpos ketyre puneve, ai ka marre edhe licensat e trajnerit dhe te video- analistit dhe me siguri qe ne te ardhmen do te marre edhe shume licensa te tjera qe do t’i duhen per karrieren e tij. Te mos harrojme se eshte vetem 27 vjeç, por me nje te ardhme te ndritur perpara.
Per me teper, qe eshte edhe nje djale i shkelqyer dhe si rrjedhoje nuk e ka aspak problem te pershtatet me çdo staf, te bashkepunoje e te ndaje mendime me kedo dhe t’i respektoje te gjithe. Ja pse Ergi Borshi e ka te adhmen e ndritur ne futboll…/SHKODRA-SPORT.COM/