Tirana arriti të merrte një tjetë fitore në kampionat. Bardheblutë mposhtën Skënderbeun në “Air Albania” me rezultatin 3-2. Golat e sfidës u vendosën nga Seferi, Limaj dhe De Silva, ndërsa për korçarët shënoi Zguro dhe Mensah. Në fund të sfidës për “Gol pas Goli”, trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli u shpreh:
“Sot nuk fitoi skuadra që e meritoi më shumë. Ishte një ndeshje me episode dhe humbet ekulibrat. Goli i parë ishte goditje standarte, goli i dytë u hodh auti dhe duhet të ishim më të përqendruar.
Goli i 3-të është diçka që të “vret”, por ajo që më bën krenar te lojtarët është që edhe pas golit të 3-të, ata nuk u dorëzuan e kishim mundësit tona. U munduam të vendosnim Tiranën në gjysmëfushën e tyre dhe ia arritëm, por është e vështirë të rikuperosh 3 gola”.
Rivaliteti në fund të klasifikimit? “Jemi 4 skuadra aty, mendoj se ky kampionat do të vendoset në fund. Çdo ndeshje duhet vlerësuar maksimalisht dhe këtë gjë ia kam thënë edhe lojtarëve. Duhet t’i shikojmë këto ndeshje si ajo finalja që të bën të qendrosh në Superligë”.
Momenti penalltisë? “Në dorë të VAR jemi gjithmonë. Nuk përjetova asgjë pasi deri në ato moment, po flisja me stafin që ato gjëra që po bënim në lojë na jepnin besim për ndeshjen e radhës. E kisha paracaktuar ta godista Sadriu, por më pas i dhashë Mensah pasi nuk kishte shënuar në ndeshjet e fundit e për t’i rritur besimin e tij”, u shpreh Memelli./newsport/