Mario Xhiufredi, menaxheri i Elseid Hysajt, insiston se lojtari është pranë largimit nga napolitanët dhe me të drejtë, pasi klubi për shumë kohë nuk ka marrë parasysh kërkesat e tij.
Duke folur për mediat italiane, ai theksoi se Hysaj kishte treguar një profesionalizëm të pashoq në situatën kur ai e di që do të largohet nga kjo skuadër.
“Hysaj? Një tjetër tregues se është një profesionist i madh. Ai i është mirënjohës Napolit për 5 vitet që ka jetuar këtu. Minimumi që mund të tregojë është përkushtimi ndaj fanellës. Mendoj se me 99,9% është e mbyllur, po flasim me klube të tjera, po zhvillojmë disa situata.
Për momentin nuk dihet se kush do të jetë trajneri. Pas 5 vitesh është e drejtë që djali të provojë eksperienca të tjera, kemi disa situata që po diskutohen.
Ekziston një 0,1% mundësi qëndrimi, por varet nga kush do të jetë trajneri. Por pastaj ndoshta mund të jetë shumë vonë”, tha Xhiufredi. /vipsport/