Opinion
Nga Roland Çomo

Sfida e rradhës në Fier mund të kosiderohet një ndeshje shumë e vështirë për ekipin shkodran që për të dyja skuadrat është një ndeshje shumë e rëndësishme sidomos në aspektin psikologjik e cila ka ndikim të drejtëpërdrejtë e ecurinë e kampionatit pasi humbja në këtë ndeshje absolutisht do të jetë një humnerë në aspektin psikologjik si për Apoloninë dhe për Vllazninë dhe në të kundërt patjetër do të jetë një ogur i mirë për momentin që po kalojnë të dy ekipet që padiskutim nuk është i mirë. Për skuadrën shkodrane duhet të shprehi në fushën e lojës se ato deklarata që hidhen në media nuk janë të vërteta dhe se futbollistët duhet të kenë një përqendrim maksimal. Mbase është edhe shpejt por këtu besoj se fillon edhe epoka “Vata” nën drejtimin e Vllaznisë dhe çdo justifikim është i tepërt.Nga ana tjetër, drejtuesit e Vllaznisë duhet të ushtrojnë presion pozitiv në institucionin përkatës që të garantohet edhe gjykimi korrekt i ndeshjes nga ana e gjyqtarëve të cilët në përgjithësi përveç ndeshjeve në Tiranë e Shkodër, ndjehen nën një trysni për të gjykuar një ndeshje futbolli.Skuadra shkodrane duhet të jetë e motivuar për të shkuar në Fier për 3 pike dhe nuk mund të shkojë me shprehjen edhe një barazim etj,por të luftojë për fitore, megjithëse edhe barazimi konsiderohet jo keq për momentin për situatën që ajo po kalon.