Kontratat e futbollistëve janë tjetër temë e nxehtë në futbollin shqiptar. Te Vllaznia, lojtarët kanë bojkotuar stërvitjen sepse s’janë paguar, ndërsa pikërisht për marrëveshjet e tyre me klubet ka folur Franc Bode.

Një nga menaxherët e njohur të futbollit tonë ka analizuar situatën e lojtarëve teksa për Euroneës është shprehur:

“Duke marrë shkas nga situata e Vllaznisë, ku klubi pretendon se i ka paguar lojtarët deri në fund të janarit e më pas ata kanë pasur vetëm ndihmën ekonomike që u ka mundësuar FSHF-ja, ka futbollistë që u mbaron kontrata më 30 maj, që është një kontratë tipike sezonale, por kur të rinisë kampionati ata do jenë pa kontrata.

Futbollistët mbeten në dilemë, të vazhdojnë kampionatin, apo të mbeten edhe 2 muaj pa paga, sepse në fund ata nuk do të mund të transferohen në ndonjë ekip tjetër pa e përmbyllur këtë sezon”, u shpreh Bode./newsport/