Vllaznia triufoi ndaj Partizanit dhe si rrjedhojë vijon rrugëtimin e saj drejt arritjes së objektivave që i ka vënë vetes. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” dhe që u fitua 1-0 nga kuqeblutë me golin e Lirim Kastratit, ka rënë në sy edhe një fakt tjetër.
Tifozët e tribunës qendrore nuk kanë qëndruar pa e ngacmuar gjatë të gjithë ndeshjes trajnerin e tTifozët e tribunës qendrore nuk kanë qëndruar pa e ngacmuar gjatë të gjithë ndeshjes trajnerin e të kuqve Oltikon Kërnaja, për mënyrën si i provokonte me gjestet e tij, por edhe nisur nga deklaratat që ka dhënë në pragndeshje.
Pikërisht në lidhje me këtë gjë, ka reaguar edhe menaxheri i njohur Dritan Gjyrezi i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka përdoruar ironinë ndaj trajnerit të të kuqve i cili dje deklaroi se e kishte përgatitur skuadrën për fitore sot në Shkodër.
“Mirë që e kishte përgatit trajneri i Partizanit për fitore, se kushedi ça do ishte ba po ta kishte përgatit për barazim”.



