Për javën e 22-të të kampionatit të Superiores së moshave, ditën e sotme ka luajtur ekipi U17 i Shkodrës, të cilët janë ballafaquar me ekipin e Internacional Tirana. Ndeshja e luajtuar në kompleksin “Internacional Tirana” në kryeqytet, ka përfunduar humbjen e skuadrës së Shkodrës.

Skuadra kryeqytetase e Internacional Tiranës arriti të triumfojë në këtë ndeshje me rezultatin 2-1, pas një 90-minutëshi të luftuar.

Kështu, ishte Internacional Tirana që e nisi më mirë sfidën, teksa e pa veten në avantazh që në minutën e 5-të, pasi Bushati arriti të dërgojë topin në rrjetë, duke u treguar i saktë para portës.

U duk se Internacional Tirana ishte në rrugën e duhur drejt fitores, por megjithatë Shkodra do të gjente golin e barazimit në minutën e 34-të me Shabajn. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por në pjesën e dytë gjithçka do të ndryshonte në favor të Internacional Tiranës.

Kur ndeshja po i afrohej minutës së 59-të, Internacionali bëri edhe goditjen e dytë, duke realizuar golin e dytë të takimit dhe duke kaluar në avantazh sërish, pasi Çelkupa goditi saktë, duke mundur portierin e Shkodrës, Lujkaj.

Kështu, deri në minutat e fundit, rezultati nuk ndryshoi me Internacional Tiranën, që fitoi me shifrat 2-1. Pas kësaj ndeshjeje, Shkodra U17 renditet në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit, me 16 pikë.

Maringlen ZHIVANI