Do të startojë në orën 13:45, në stadiumin “Arena Egnatia”, sfida Kukësi-Tirana, e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore.

Verilindorët kërkojnë me çdo kusht fitoren për të konsoliduar vendin e tretë që të dërgon në Europë, ndërsa bardheblutë e kryeqytetit janë me një dorë te titulli kampion, ku synojnë tre pikët për t’u “arratisur” edhe më shumë në krye të renditjes.

FORMACIONET ZYRTARE –

KUKËSI – Çollari; Ndreca, Bytyçi, Pëllumbi, Lulaj, Gligorov; Sh. Taipi, De Lukas, Gj. Taipi; Bahtiri, Puntus. Trajner: Diego Longo.

TIRANA – Bekaj; Behiratçe, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Toli, Totre, Limaj, Ismajlgeci; De Silva, Seferi. Trajner: Orges Shehi.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Eldorjan Hamiti (Lezhë)

Asistent i parë – Ridiger Çokaj (Lezhë)

Asistent i dytë – Herald Lisaku (Durrës)

Arbitër i katërt – Klodian Shahini (Durrës)

VAR – Indrit Myrtja (Shkodër)

AVAR – Jetmir Podgorica (Shkodër)