Paraqitjet e mira në ndeshjet e fundit duket se nuk e kanë lëvizur nga porta Etrit Berishën. Ditën e sotme në mbrëmje Salernitana do të presë në shtëpi skuadrën e Torinos.

Në prag të kësaj përballjeje ka folur në konferencën për shtyp edhe trajneri i torinezëve Ivan Juriç, i cili komenton mallkimin e shtyllave në ndeshjet e fundit, por edhe konfirmon gardianin kuqezi në portë.

“Pushimi me kombëtaret na ka shërbyer për të reflektuar disi. Kemi pasur disa problematika këto ndeshjet e fundit pasi kemi goditur tetë herë shtyllën. E kemi pësuar nga 4 gabime të gjyqtarëve dhe kemi pësuar 3 gola në minutat e fundit”.

BERISHA TITULLAR- “Berisha është paraqitur mirë në dy ndeshje, por më pas ndodhi një gabim në Xhenovë. Por ai ka luajtur shumë mirë kundër Interit dhe Bolonjës. Synimi im është që të vazhdoj me të titullar në portë”, përfundoi fjalën e tij trajneri i Torinos, skuadër që do të luajë sot në 20:45 kundër Salernitanës që aktivizohet shqiptari tjetër Frederik Veseli.