Maliqi në Kategorinë e Parë është në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria. Skuadra nga juglindja e vendit ka bërë shkurtime në buxhet, nisur nga kriza financiare dhe rezultate “jo” këtë sezon.

Të ngjitur për herë të parë në Kategorinë e Parë, Maliqi ka përgjysmuar rrogat e lojtarëve. Tre nga titullarët e ekipit janë larguar pas këtij vendimi, me Rapon, Trëndafilin dhe Çelnikun që nuk kanë pranuar shkurtimin.

Veç largimeve, në klub ka pasur edhe rikthime. Tako, Ivani dhe Qeleshi janë bashkuar me grupin. Lojtarët ishin pezulluar pas humbjes me Butrintin në transfertë, pas zënkës mes tyre. Ndjesa para ekipit ka bërë që lojtarët të rikthehen.

Megjithate nje situate e tille sigurisht qe i ka veshtiresuar gjerat dhe me shume mundesi Maliqi do te jete ekipi me i rrezikuar per renien nga kategoria.