Alen Sherri padyshim ka qenë një nga lojtarët e prespektivës në kampionatin shqiptar. Portieri shkodran tashmë i ka kaluar përfaqësimin Arbi Laçit. Ish-drejtori sportiv i Tiranës ka bërë një postim me lojtarin në rrjetet sociale. Tashmë në rolin e menaxherit të shumë futbollistëve në elitë dhe jo vetëm, Laçi paralajmëron transferimin e radhës për 24-vjeçarin.
Shtatlarti i katërkëndëshit e mbylli sezonin me kurbinasit, por pa mundur të tregojë vlerat e tij për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme. Tashmë ai është gati për të dhënë kontributin e vet, por siç shihet e ardhmja duket se do të jetë larg Laçit.
Shpesh në media është përfolur për një transferim sa në kryeqytet, por edhe në Shkodër. Megjithatë vetëm merkato e verës do ta zbulojë përfundimisht të ardhmen e Sherrit.
Nje opsion tjeter per te ka qene edhe ai per te kaluar tek Shkendija e Tetoves, por vete lojtari nuk e ka patur deshire nje gje te tille sepse atje nuk e ka patur te sigurte aktivizimin e si rrjedhoje, kjo nuk vlen.